'Hëna e Përgjakur' 'pushtoi' dje qiellin me pamje spektakolare

'Hëna e Përgjakur' 'pushtoi' dje qiellin me pamje spektakolare

14:35, 14/10/2019
A+ Aa A-

Një hënë spektakolare u pa në disa pjesë të Britanisë natën e kaluar, duke ndriçuar qiellin me një ngjyrim të kuqe të dukshme. 

Ndërsa mbizotëronte horizontet me shkëlqimin e saj hëna e plotë ishte një nga më të voglat këtë vit, pasi arriti në pikën më të largët nga toka në orbitën e saj eliptike.

Emri i veçantë i jepet Hënës së plotë e cila është më afër ekuinoksit të shtatorit, fillimi i vjeshtës në astronomi.

E njohur gjithashtu si Hëna e Përgjakur, formohet çdo vit, më së shpeshti në tetor, por rastis në nëntor një herë në katër vjet në varësi të kalendarit Hënor. 

Paraprakisht nga Hëna e Korrjes të dy fazat emërtohen sipas përdorimeve të tyre para shpikjes së energjisë elektrike.

Gjuetarët dhe fermerët do të përdorin dritën e hënës së plotë për të korrur të mbjellat e tyre dhe për gjurmimin e gjahut, grumbullimin e rezervave për dimër.     

    Marrë nga: dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco