Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Një popullatë në zhdukje, njihuni me saksonët e fundit të Transilvanisë

Një popullatë në zhdukje, njihuni me saksonët e fundit të Transilvanisë

10:36, 14/10/2019
A+ Aa A-

Saksonët mbërritën për herë të parë në rajonin e Transilvanisë në Rumani në Shekullin XII, por gjatë dekadave të fundit komuniteti është zhdukur thuajse plotësisht nga rajoni.

Doris-Evelyn Zakel është një ndër njerëzit e pakët që kanë mbetur dhe që shkon rregullisht të vizitojë shtëpinë e stërgjyshes.

Aktualisht ajo jeton në Zvicër por e bën këtë gjë për të ruajtur traditën 900 vjeçare saksone. Zakeli ka gjurmuar historinë e saj familjare në këtë fshat qysh në Shekullin e 17-të. 

Saksonët Transilvanianë arritën për herë të parë në rajonin e Transilvanisë së Rumanisë në Shekullin XII nga zona që sot përbëjnë Gjermaninë, Francën, Belgjikën dhe Luksemburgun.

Ata do të ishin të ftuar të zgjidhnin zonën nga mbreti i Hungarisë Géza II; roli i tyre ishte të zhvillonin një ekonomi dhe të mbronin tokat kufitare të Mbretërisë Hungareze nga pushtuesit lindorë.

Saksonët u bënë të njohur si zejtarë të zellshëm, të aftë dhe fermerë të vegjël me gjuhën dhe kulturën e tyre, dhe ata lulëzuan këtu për shekuj. 

Sidoqoftë, gjatë dekadave të fundit, komuniteti është zhdukur nga rajoni - i zhvendosur nga një prej migrimeve më të mëdha etnike të Evropës moderne.

Shumë fshatra saksone në Transilvani tani kanë vetëm disa banorë  të mbetur. Malancrav është fshati që krenohet me një popullsi prej rreth 120 banorësh pasi është më i madhi nga të gjithë. 

    Marrë nga: bbc.com-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco