FOTO/ I festojnë 1 vjetorin djalit të tyre sikur të ishte një jashtëtokësor

FOTO/ I festojnë 1 vjetorin djalit të tyre sikur të ishte një jashtëtokësor

09:42, 14/10/2019
A+ Aa A-

Fotografitë e Todd dhe Nicole Cameron që rikrijonin skenën e pritjes në shtëpi të djalit të tyre të porsalindur sikur ky të ishte një Alien u bënë virale vitin e kaluar dhe po ashtu edhe fotot e reja të marra para ditëlindjes së djalit të tyre Jack janë po aq krijuese.

Çifti ka bërë një numër të konsiderueshëm fotografish nga festa aliene e ditëlindjes së djalit të tyre të vogël ku edhe torta përfaqëson një trup njeriu dhe qiriri është një alien që duket se është duke dalë nga ‘gjoksi’ i këtij njeriu.

Edhe vetë babai i djalit Todd është veshur me një kostum astronauti ndërsa kanë midis tyre edhe një alien lodër në ngjyrë të zezë. Fotografitë duken vërtet të frikshme.

Të gjitha fotot kanë në to gjak të rremë i cili është përdorur për të ofruar pamjet e frikshme.

    Marrë nga: mirror.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco