VIDEO/ Qyteti ku parkingjet janë kthyer në ferma për rritjen e kërpudhave

VIDEO/ Qyteti ku parkingjet janë kthyer në ferma për rritjen e kërpudhave

08:54, 14/10/2019
A+ Aa A-

Çfarë do bënit me një park të vjetër makinash që askush nuk dëshiron të parkojë? Pse mos t’i përdorni për të rritur kërpudha apo edhe sallatë?

Parisi ndërtoi shumë parqe makinash nëntokësore në vitet 1960 dhe 70. Rënia e numrit të përdoruesve të automjeteve do të thotë që shumë janë duke qëndruar bosh, ose duke gjetur përdorime të reja dhe befasuese.

Çudia ndodh në Paris ku në parkingjet e braktisura nëntokësore po ndërtohen ferma të tëra për kultivimin e kërpudhave.

Franca është shteti që shpalli edhe një konkurs online prej të cilit priteshin sugjerime lidhur me parkingjet e braktisura çdo të bëhej me to. Dhe një nga zgjidhjet ishte ndërtimi  fermave në to ku kultivoheshin kërpudha dhe bimë të tjera të cilat mund të rriten në errësirë dhe nën tokë.

E gjitha kjo erdhi si rezultat i zhvillimit të madh të teknologjisë dhe zëvendësimit të makinave me mjete transporti alternative si për shembull biçikletat elektrike.

Produktet e krijuara në to rriten dhe konsumohen me ritme të shpejta.

Marrë nga: bbc.com-Përgatiti: F.H, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco