NASA lëshon satelitin që monitoron momentin kur ajri takon hapësirën

NASA lëshon satelitin që monitoron momentin kur ajri takon hapësirën

14:06, 11/10/2019
A+ Aa A-

NASA lëshoi një satelit mbrëmjen e së enjtes për të eksploruar rajonin misterioz, dinamik ku ajri takon hapësirën.

Sateliti i quajtur Icon, emër i cili është edhe shkurtim për Ionospheric Connection Explorer u lëshua si raketë në orbitë pas një vonese më shumë se 2 vjeçare. 

Ajo u lëshua nga një aeroplan që fluturonte mbi Atlantik në brigjet e Floridas.

Pesë sekonda pas lëshimit të satelitit, raketa e bashkangjitur Pegasus u ndez, duke dërguar satelitin në rrugën e tij. Sateliti me madhësi frigoriferike Icon do të studiojë ajrin me gazrat e formuara në jonosferë dhe gjithashtu të matë mjedisin e ngarkuar pikërisht rreth anijes kozmike.

Një satelit i NASA-s i lançuar vitin e kaluar, Gold, po studion gjithashtu atmosferën e sipërme, por nga shumë më lart. 

    Marrë nga: dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco