Cili është kuptimi i vërtetë i numrit Dunbarian 150?

Cili është kuptimi i vërtetë i numrit Dunbarian 150?

08:30, 10/10/2019

Teoria e numrit 150 të antropologut dhe psikologut social, Robin Dunbar thotë se ne mund të ruajmë me të vërtetë rreth 150 lidhje njëherësh dhe madje lidhje të qëndrueshme. Por a është rregulli i vërtetë edhe në botën e sotme të mediave sociale?

Nëse ndonjëherë jeni refuzuar romantikisht nga dikush që thjesht ka dashur të jeni miq, ju mund të keni menduar: ‘Kam mjaftueshëm miq tashmë, nuk më duhet një tjetër’.

Rezulton se nuk është vetëm një justifikim. Ka kufij të përcaktuar mirë për numrin e miqve dhe të njohurve që 1 person mund të mbajë mesatarisht. 

Por pyetja nëse këto kufij janë të njëjtë në botën e sotme digjitale në të cilën është e zakonshme të kesh profile të mediave sociale, apo forume në internet, me mijëra ndjekës është edhe më e ndërlikuar.

Sipas antropologut britanik Robin Dunbar, "numri magjik" është 150. Dunbar u bind se ekzistonte një raport midis madhësisë së trurit dhe madhësisë së grupit përmes studimeve të tij për primatët jo-njerëzorë.

Ky raport u hartua duke përdorur neuroimazhim dhe vëzhgimin e kohës së kaluar për lidhje, një sjellje e rëndësishme sociale e primatëve. 

Sipas teorisë, rrethi më i ngushtë ka vetëm pesë persona - të dashur. Kjo pasohet nga shtresa të njëpasnjëshme prej 15 (miq të mirë), 50 (miq), 150 (kontakte kuptimplota), 500 (të njohur) dhe 1500 (njerëz që mund t’i njohësh në total). 

Njerëzit migrojnë brenda dhe jashtë këtyre shtresave, por ideja është që hapësira duhet të përcaktohet dhe të përzgjidhet për çdo hyrje të re.

Teoria e Numrit të Dunbarit parashtron se 150 është numri i individëve me të cilët çdo person mund të mbajë marrëdhënie të qëndrueshme.

Marrë nga: cnn.com-Përgatiti: F.H, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco