"Njeriu i Peshkaqenëve" është 33 vjeçari kanadez që i studion prej vitesh

14:06, 08/10/2019

Elliott, me emrin "Njeriu i Peshkaqenëve", shfaqet në pamjet që ndalojnë zemrën duke treguar momentin kur një peshkaqen i zemëruar me disa metrash i llojit Mako kafshon një varkë në një shfaqje agresive dominimi në Zelandën e Re.

Riley me origjinë në Kanada, i cili u rrit në Zelandën e Re, ka udhëtuar në mbi 60 vende, duke studiuar dhe diskutuar mbi jetën e egër detare, veçanërisht peshkaqenët.

Elliott, i cili ka një Master në Shkencat Detare, tha: "Unë jam specializuar në peshkaqenë Mako; më i shpejti dhe më intensivi nga të gjitha llojet e peshkaqenëve".

Ndër gjërat që shpjegon ai është se duhet të shmanget në maksimum surfi pasi është ky sport që iu bën thirrje peshkaqenëve dhe i josh sikur të bëhej fjalë për ushqim.

33-vjeçari kalon shumë kohë në ujë duke studiuar krijesat, duke përfshirë brigjet e Afrikës së Jugut, Elliott përdor ushqim për t'i tërhequr ata më afër

Duke sqaruar shkencën që qëndron pas vendimit të një peshkaqeni për të kafshuar varkën e tij, ai tha: "Kur një peshkaqen afrohet me shpejtësi dhe teksa merr erë ve re se nuk ka ushqim ai nxehet aq shumë sa nga mëria fillon të kafshojë varkën por jo vetëm pasi ata kanë edhe tendencën të ndiejnë njeriun që ndodhet mbi varkë dhe në këtë mënyrë tentojnë të trembin ata duke dëmtuar varkën”.

Një tjetër arsye pse një peshkaqen bën diçka të tillë është për të treguar se ai vetë është bosi dhe është thjesht një shfaqje dominimi që bëhet.

Po ashtu tregon se kur notoni me një peshkaqen dhe ai fillon t'ju matë ju, duhet të mësoni se si të shmangni të qenit pasiv, por në të njëjtën kohë të mos filloni një luftë, sepse në mënyrë të qartë, nuk do të fitoni.

Elliott thotë se, si me të gjitha kafshët e egra është e mundur të komunikosh përsëri me to, të qetësosh situatën dhe ndonjëherë të bashkëjetosh në botën e tyre.

Marrë nga: thesun.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco