FOTO/ Të frymëzuar nga natyra, studiuesit krijojnë pajisjen thithëse robotike

FOTO/ Të frymëzuar nga natyra, studiuesit krijojnë pajisjen thithëse robotike

11:30, 08/10/2019
A+ Aa A-

Studiuesit në Universitetin e Uashingtonit kanë bërë një përparim të rëndësishëm në ‘thithjen robotike’, një koncept i thjeshtë që ka qenë i vështirë për t'u zotëruar.

Shkencëtarët morën frymëzim nga lëpusha Veriore, një specie e zakonshme në Paqësorin Veri-perëndimor të njohur për ngjitjen në anën e poshtme të shkëmbinjve oqeanikë të rrëshqitur prej ujit dhe algave.

Peshku ka një gropë thithje në bark, i cili përdor struktura të vogla flokësh për të krijuar një lidhje të fuqishme me sipërfaqet më të rrëshqitshme.

Një peshk gjysmë kile mund të krijojë thithje të fortë sa për të ngritur një shkëmb dymbëdhjetë herë peshën e tij trupore, dhe lidhja është aq e fuqishme sa mbetet edhe pasi peshku të ketë vdekur.

Studiuesit kuptuan se çelësi ishte struktura e qimeve të shumta në barkun e lëpushës, të cilat lejonin që peshqit të ngjiteshin në një larmi të gjerë të objekteve me të gjitha madhësive dhe formave të ndryshme.

Për të imituar efektin, studiuesit kaluan më shumë se pesë vjet në kalibrimin e gropës së thithjes robotike për të siguruar që ishte mjaft e butë për t’u përshtatur në sipërfaqe të ndryshme por mjaft e ngurtë për të përballuar presionin pasi fillonte thithja.

Studiuesit parashikojnë që teknologjia e tyre do të ketë një larmi përdorimesh, duke përfshirë robotë nën-ujorë për të pastruar algat dhe mbeturinat nga myshku i barkave dhe pajisjet më të mira të etiketimit për biologët detarë që studiojnë balenat.

    Marrë nga: dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco