Deklarata bombë e shkencëtarit: 'Nuk jemi ende gati për të mësuar nëse ka jetë në Mars'

Deklarata bombë e shkencëtarit: 'Nuk jemi ende gati për të mësuar nëse ka jetë në Mars'

12:20, 07/10/2019
A+ Aa A-

Kreu i ekipit shkencor të NASA-s, Jim Green ka deklaruar se misioni i radhës në Mars do të jetë më i avancuari i realizuar deri më tani.

Pikëpyetjet rreth rezultateve të këtij misioni janë më shumë etike dhe kanë të bëjnë me raportin e njeriut me jetën dhe kuptimin e saj.

Green mendon se nëse do të zbulohet se në Mars ka pasur dikur jetë, apo ka edhe ende forma të jetës, problemi që do të shtrohet do të jetë në Tokë, tek njerëzit.

Do të jetë revolucionare. Do të hapë rrugën e një mënyrë të re të menduari. Nuk mendoj se jemi të përgatitur për rezultate të tilla ka thënë Green për gazetën britanike “The Telegraph”.

Sonda Mars 2020 do të lëshohet verën e ardhshme dhe ajo do të mbledhë mostra nga planeti i kuq te të cilat shpresohet të gjenden gjurmë biologjike, shkruan ResPublica.

Së bashku me sondën ExoMars, të Agjencisë Europiane të Hapësirës, sonda amerikane do të kryejë shpime në planetin e kuq, për të kërkuar jetë poshtë sipërfaqes radioaktive të tij. Kjo për arsye se sipas shkencëtarëve, në kushte ekstreme, jeta zhvillohet poshtë sipërfaqes.

Një ndër detyrat e tjera të Mars 2020 do të jetë testimi i prodhimit të oksigjenit në Mars dhe vëzhgimi i mundësive për krijimin e kolonive në të.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco