VIDEO/ Qyteti i humbur në zemër të Amazonës

VIDEO/ Qyteti i humbur në zemër të Amazonës

10:51, 05/10/2019
A+ Aa A-

Në një pjesë të largët të Amazonës braziliane në shtetin Pará, është Fordlandia (Ford Land) një përpjekje e dështuar nga Henry Ford i cili në vitin 1928 u nis për të ndërtuar një qytet të stilit amerikan, thellë në pyjet e shiut. 

Fordlandia ende nuk është i arritshëm nga rruga, por kërkon një udhëtim me varkë gjashtë orë nga qyteti më i afërt - Santarem.

Ford krijoi plotësisht qytetin e vogël duke vendosur edhe ferma dhe fabrika kryesish për prodhimin e rrotave plastike në të.

Qyteti ishte planifikuar të ishte shtëpi e 10,000 vetave. Por gjërat nuk shkuan sipas parashikimit pasi në të ra malaria dhe shumë punonjës u ngritën në revolta deri në vitin 1934 kur edhe vendosën të braktisin qytetin.

Momentalisht ka me dhjetëra persona që janë rikthyer të jetojnë në këto shtëpi të braktisura dhe madje kanë filluar edhe procesin e privatizimit të tyre.

Në 10 vitet e fundit numri i popullsisë së qytetit me emër ikonik është rritur dhe banorët duket se urojnë jetë të gjatë për qytetin e tyre edhe për shumë e shumë vite të ardhshme.

    Marrë nga: bbc.com-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco