FOTO/ Centrali i Çernobilit hapet për turistët por rrezikohet rrezatimi

FOTO/ Centrali i Çernobilit hapet për turistët por rrezikohet rrezatimi

14:57, 04/10/2019
A+ Aa A-

Centrali bërthamor famëkeq i Çernobilit ka parë një rritje të madhe në numrin e vizitorëve në vitet e fundit, si pjesë e një interesi global në rritje për turizëm të errët.

Dhe tani, udhëtarët e interesuar do të jenë në gjendje të futen brenda dhomës së kontrollit ku shpaloset aksidenti më i keq bërthamor në botë, konfirmuan kompanitë e turneut për CNN.

Ata që bëjnë sipërmarrje brenda zonës shumë radioaktive në reaktorin famëkeq do të pajisen me kostume të bardha mbrojtëse, helmeta dhe maska për vizitat e shkurtra. 

Pas largimit, ata do t'i nënshtrohen dy testeve të radiologjisë për të matur nivelin e ekspozimit.

Masa është pjesë e një përpjekje qeveritare për të inkurajuar turizmin në zonë pasi Presidenti Volydymyr Zelensky nënshkroi një dekret të korrikut duke caktuar Cernobilin një tërheqje zyrtare turistike.

"Ne duhet t'i japim këtij territori të Ukrainës një jetë të re," tha Zelensky (Presidenti i Ukrainës) në atë kohë. "Deri tani, çernobili ishte një pjesë negative e Ukrainës. Është koha për ta ndryshuar këtë gjë."

    Marrë nga: cnn.com-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco