FOTO/ Festë pasanikësh me dhjetëra super jahte

FOTO/ Festë pasanikësh me dhjetëra super jahte

09:29, 04/10/2019
A+ Aa A-

Këto imazhe që të lënë pa frymë tregojnë dhjetëra super jahte të ankoruara në portin e Monakos.

Anijet miliona dollarëshe rrezatojnë ndërsa ndriçojnë ujin gjatë shfaqjes magjepsëse të jahteve në Monaco në Portin Hercules.

Anijet me çmime deri në 3.5 biliardë $ u shfaqën gjatë festës së pasanikëve.

Gjatë kësaj ngjarje u shfaqën më shumë se 100 jahte, të cilët janë ndërtuar prej disa dekadash.

Lodrat e miliarderëve shkonin nga 60 metra deri në 150 metra gjatësi.

Shumica e jahteve u ankoruan në gji, por ndërsa hapësira është e kufizuar, të tjerët kalojnë natën të ankoruar më tej në det.

Në listën e personazheve vip është aktori Leonardo Di Caprio, ish anëtari i-Beatles, Ringo Starr, kampioni i tenisit Novak Djokovic dhe ylli i F1 Lewis Hamilton u tha se ishin në ngjarjen luksoze, sipas Boat International.

Shfaqja është shfaqja më e madhe në Evropë e jahteve.

Në fillim të këtij viti, një nga super jahtet më të mëdha dhe më futuriste në botë ka zbritur në Monako.

Anija e manjatit rus Andrey Melnichenko është projektuar nga Philippe Starck dhe është e gjatë 143 m, ka tetë kuvertë, një pistë helikopteri, një pishinë dhe direke të larta.

Është quajtur 'Yacht Sailing A' sepse industrialisti super i pasur pëlqen që anijet e tij të radhiten të parat në regjistrat e transportit.

Vëllezërit JP Andrews dhe Mike Andrews, të cilët janë nga Wolverhampton dhe specializuar në fotografi ajrore, kapën pamjet fantastike duke përdorur një dron.

    Marrë nga: thesun.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco