Konkursi i fotografisë ‘Sony Alpha’ fitohet nga imazhi mahnitës i një ajsbergu

Konkursi i fotografisë ‘Sony Alpha’ fitohet nga imazhi mahnitës i një ajsbergu

15:10, 03/10/2019
A+ Aa A-

Një imazh mahnitës i një ajsbergu të vetmuar në Oqeanin Antarktik i cili bëri fotografin e tij të lotojë, ka fituar një çmim prestigjioz të fotografisë.

Ajzbergu nga James Muir fitoi çmimin Sony Alpha Aëards i cili tregon fotografinë më të mirë Australiane dhe të Zelandës së Re.

Muir pa më shumë se 4,000 imazhe të marra nga profesionistë dhe amatorë që konkurronin të gjithë së bashku për të kërkuar titullin i cili tani jepet për vitin e 4-t radhazi.

Ai tha: 'Ky ishte ajsbergu i parë që kisha parë ndonjëherë dhe isha i shtangur për një moment nga madhështia e këtij fenomeni natyror. Pasi bëra disa foto, lëshova kamerën time dhe lotët më mbushën sytë.’

Muir, nga Gadishulli Coromandel në Zelandën e Re, është një kinematograf dhe ai fitoi një pajisje kamerash Sony në vlerën e 10,000 dollarëve australianë.

Të gjitha imazhet e paraqitura në konkurs janë marrë me gamën e kamerave Alpha të Sony.

    Marrë nga: dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco