VIDEO/ Profesori i shkencave që vishet si Spider-Man

VIDEO/ Profesori i shkencave që vishet si Spider-Man

12:41, 02/10/2019
A+ Aa A-

Moises Vasquez është 27 vjeçari meksikan dhe jep mësim në departamentin e shkencave veshur si spiker-man.

Ai tregon se gjithmonë e le shtëpinë veshur si ky personazh shumë i dashur për fëmijët dhe po ashtu thotë se të jesh një person me fuqi nuk është vetëm privilegj po edhe përgjegjësi e madhe.

Fillimisht të gjithë flisnin keq por kjo deri në momentin kur kuptuan se synimet e tij nuk ishin të këqia dhe filluan ta quajnë: ‘Spider-Man i Shkencës’.

‘Këtë nuk e bëj për famë ndaj edhe nuk e tregoj fytyrën, e bëj për të arritur diçka të vlefshme’. Moises tregon se është frymëzuar nga një libër ku edhe ka parë spider-man duke dhënë mësim nga ku edhe e mori këtë mendim. ‘Kjo është mënyra ime për të bindur studentët t’i bëjnë gjërat me pozitivistet dhe dëshirë’.

Marrë nga: greatbigstory.com-Përgatiti: F.H, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco