Lajmi i fundit

Kërkesë e opozitës/ Bie seanca e 7 marsit, Sekretariati i Etikës anulon votimin e ligjeve pa kuorum

 Pasaportat më të mira dhe më të këqija në botë për vitin 2019-të

Pasaportat më të mira dhe më të këqija në botë për vitin 2019-të

10:12, 02/10/2019
A+ Aa A-

Ka qenë një garë e vrullshme këtë vit për të zgjedhur passaportën më të fuqishme në botë.

Tani, ndërsa hyjmë në tremujorin e fundit të vitit 2019, Japonia dhe Singapori kanë mbajtur pozicionin e tyre si pasaportat më miqësore të udhëtimit nëpër botë.

Ky është konkludim i Indeksit të Pasaportave Henley, i cili mat periodikisht mundësinë e hyrjes së secilit prej vendeve në shtete të tjera.

Pasaportat e Singaporit dhe Japonisë kanë kryesuar renditjen falë dy dokumenteve që ofrojnë qasje në 190 vende secila.

Koreja e Jugut, me Finlandën dhe Gjermaninë në vendin e dytë, me qytetarë të të tre vendeve në gjendje të hyjnë në 188 juridiksione në të gjithë botën pa vizë paraprake.

Pasaportat më të mira për vitin 2019 janë:

1. Japonia, Singapori (190 destinacione)
2. Finlanda, Gjermania, Koreja e Jugut (188)
3. Danimarka, Italia, Luksemburgu (187)
4. Franca, Spanja, Suedia (186)
5. Austri, Hollandë, Portugali (185)
6. Belgjika, Kanada, Greqia, Irlanda, Norvegjia, Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara, Zvicra (184)
7. Malta, Republika Czecheke (183)
8. Zelanda e Re (182)
9. Australia, Lituania, Sllovakia (181)
10. Hungaria, Islanda, Letonia, Sllovenia (180)

Pasaportat më të këqija për tu mbajtur:

1. Libani, Koreja e Veriut (39 destinacione)
2. Nepal (38)
3. Libia, Territori Palestinez, Sudan (37)
4. Jemeni (33)
5. Somali, Pakistan (31)
6. Siria (29)
7. Iraku (27)
8. Afganistan (25)

Image

ImageMarrë nga: cnn.com-Përgatiti: F.H, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco