Porositën një vakt të zakonshëm, paguajnë faturën marramendëse

Porositën një vakt të zakonshëm, paguajnë faturën marramendëse

08:16, 02/10/2019
A+ Aa A-

Një restorant në Romë ka tërhequr një valë ankesash me pretendimin e mbingarkesës së dy turistëve japonezë që pretenduan se kishin paguar një faturë prej 430 € për dy pjata makarona, peshk, dhe ujë.

Një fotografi e faturës së madhe nga restoranti Antico Caffè di Marte, afër Castel Sant'Angelo, bëri xhirot në mediat sociale pasi u postua në Facebook më herët në shtator.

Përveç 349,50 € gjithsej për ushqim, turistët u ngarkuan edhe 80 € shtesë për bakshish.

Një numër i darkuesve të tjerë kanë dalë gjithashtu dhe pretendojnë se edhe ata janë detyruar të paguajnë shumë nga restoranti.

Minh Ngoc Bui, i cili është vietnamez, por jeton në Gjermani, është një nga disa personat që la vlerësimin në Tripadvisor për përvojën e tij në këtë restorant.

Minh tregon se ka konsumuar rreth 2 kg peshk kështu që u detyrua të paguajë rreth 150-200 euro.

Por kur njëra nga miqtë e saj kërkoi faturën, atij iu kërkua të paguante për 4.8 kg peshk të përzier me një kosto 315 €, tha Minh.

    Marrë nga: cnn.com-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco