Lajmi i fundit

LIVE/ Drejtuesit e Partisë Demokratike takim me demokratët e Belshit

FOTO/ Sikur të notonim në ajër! Ndërtohet pishina e parë në botë në 35 metër lartësi

FOTO/ Sikur të notonim në ajër! Ndërtohet pishina e parë në botë në 35 metër lartësi

12:33, 30/09/2019
A+ Aa A-

50 tonë ujë në lartësi 35 metra dhe 14 metra gjatësi sipërfaqe për not duke pasur edhe ndjesinë e të qëndruarit në ajër.

Ishte një pasdite verore në 2013, një nga më të nxehtat, regjistruar ndonjëherë në Evropë. Kështu që ekipi krijues në Ambient Garden vendosi të dizajnojë pishinën më spektakolare në botë. 

Verën e ardhshme në Londër mund të notosh në ajër.

Në vitin 2020 do të hapet pishina e parë plotësisht transparente, e cila do të ndodhet në 35 metra lartësi dhe do të lidhë 2 gradaçiela me njëra-tjetrën.

Në të njëjtin kat do të ketë një dhomë me diell, një Spa, një bar veror dhe një kopsht për muajt e dimrit.

Pishina do të jetë plotësisht transparente, 14 metra e gjatë, 5 metra e gjerë dhe 3 metra e thellë. 

Duke u bashkuar për 14 metra dy godinat në Vauxhall, në jug të Londrës, pishina do të lejojë që godinat dhe mysafirët e tyre të notojnë midis dy ndërtesave, sikur të ishin duke lundruar në ajër. 

Image


    Marrë nga: vanityfair.it-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco