Krokodili më i madh në botë është qëlluar nga polakja Krystyna Pawlowski

Krokodili më i madh në botë është qëlluar nga polakja Krystyna Pawlowski

10:26, 30/09/2019
A+ Aa A-

Jeta e një familjeje emigrantësh u ndryshuan përgjithmonë, kur gruaja e familjes mori një pushkë dhe qëlloi një krokodil midis syve. 

Krystyna 'Krys' Pawlowski nuk kishte zgjidhje tjetër veçse ta vriste bishën atë ditë në vitin 1955 në Kaumba, në Gjirin e Queensland, kur zvarraniku po zvarritej drejt vajzës së saj tre vjeçare, Barbara. 

'Vëllai im doli, pa dhe bërtiti "Barbara, krokodili!" dhe nëna ime kapi një pushkë dhe e qëlloi midis syve," tha djali i Krysit George Pawlowski për Daily Mail Australia. 

Kjo goditje do ta bënte familjen të famshëm sepse në 8.6 metra gjatësi, zvarraniku ishte, dhe akoma është, më i madhi i vrarë ose kapur në Australi.

Krystina do të merrte famë si një gjuetare krokodilësh dhe do të vriste deri në 10,000 zvarranikë gjatë një karriere gjuetie 15-vjeçare bashkë me burrin e saj ndërsa nuk e hiqte nga thonjtë manikyrin e kuq duke treguar kështu shumë delikatesë për punën që bënte.

Nëna e tre fëmijëve u bë vërtet një legjendë pasi në gjithë jetën e saj humbi vetëm 3 gjuajtje ndaj një krokodili në lëvizje.

    Marrë nga: dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco