Arkivoli antik i vjedhur prej ari i rikthehet Egjiptit

Arkivoli antik i vjedhur prej ari i rikthehet Egjiptit

08:14, 30/09/2019
A+ Aa A-

Muzeu Metropolitan i Artit, ndoshta muzeu më i vlerësuar i artit në Amerikë, ka hequr dorë nga një antikitet i vjedhur nga koleksionet e tij të mëdha: Arkivoli i Arit i Nedjemankh.

Arkivoli i lashtë i praruar, i cili u mor nga Metropolitani në vitin 2017 dhe u paraqit në një ekspozitë të objekteve nga Egjipti i lashtë, është në rrugën e kthimit për në Egjipt, pasi u përcaktua se ishte një antikitet i plaçkitur.

Avokati i Qarkut në Manhattan Cyrus Vance Jr. dhe Ministri i Jashtëm i Egjiptit, Sameh Hassan Shoukry mbajtën një ceremoni riatdhesimi në New York të mërkurën për të treguar arkivolin e artë 2.100 vjeçar të një prifti të lashtë egjiptian të quajtur Nedjemankh.

Vance u tha gazetarëve se New Yorkerzët, janë veçanërisht të ndjeshëm në ruajtjen e trashëgimisë kulturore.

Ai përshëndeti bashkëpunimin midis prokurorëve të New York-ut me hetuesit e Homeland Security që çuan në rikuperimin dhe kthimin e arkivolit.

    Marrë nga: usatoday.com-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco