Prezantohet anija hapësinore, mund të zbresë përsëri pingul në Tokë

Prezantohet anija hapësinore, mund të zbresë përsëri pingul në Tokë

21:36, 29/09/2019
A+ Aa A-

Sipërmarrësi miliarder Elon Musk, paraqiti për publikun një anije të re të kompanisë SpaceX.

Mjeti hapësinor, sipas tij, është krijuar për të transportuar ekuipazh dhe ngarkesë në Hënë dhe në Mars, sipas VOA.

 E veçanta e këtij projekti është se anija hapësinore mund të zbresë përsëri pingul në Tokë për tu përgatitur për udhëtime të tjera.

Elon Musk foli në qendrën për zhvillimin e raketave të kompanisë SpaceX në “Boca Chica” të Teksasit.

"Përballemi me një zgjedhje, çfarë të ardhme duam? A duam një të ardhme të një civilizimi hapësinor, të jemi mes yjeve, apo të jemi të mbyllur përgjithmonë në Tokë? Unë zgjedh të parën. Shpresoj që të jeni dakort me mua. Përparimi kritik i nevojshëm për t’u bërë një civilizim hapësinor është ta bëjmë udhëtimin hapësinor si udhëtimin ajror", tha zoti Musk.

Ai tha se anija e hapësirës pritet të niset për herë të parë brenda dy muajsh dhe se do tëfluturojë rreth 20 kilometra para se të ulet në Tokë.

Anija “Starship” përbën pjesën kryesore të sistemit kolosal raketor ndërplanetar të zotit Musk. Anija ka një gjatësi prej 120 metrash dhe është shtesa e fundit mes flotës së anijeve të ripërdorshme të kompanisë SpaceX.

Misioni i zotit Musk drejt Hënës përputhet me synimin që ka NASA për të dërguar njerëz në hapësirë brenda vitit 2024 sipas programit Artemis. Kjo nismë u nxit në muajin mars nga administrata e Presidentit Trump për eksplorimin e hapësirës së largët.

Programi i përshpejtuar për hapësirën synon bashkëpunimin me disa kompani amerikane të hapësirës për ndërtimin e një prezence afatgjatë në sipërfaqen hënore para se të arrihet në planetin Mars.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco