Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Shkrep foton e rrallë, reja ngjan si Tinker Bell

Shkrep foton e rrallë, reja ngjan si Tinker Bell

12:56, 27/09/2019
A+ Aa A-

Një shofer taksie mbeti i habitur kur pa një re që i ngjante Tinker Bell nga Peter Pan në Cumbria.

Stuart Curtis, 44 vjeç, nuk mund t’i besonte syve të tij kur pa formimin magjik të reve që u shfaq në qiell më 23 shtator.

Babai i katër fëmijëve zbuloi formacionin magjik në qiell ndërsa po udhëtonte në ditën e tij të pushimit.

Shoferi u ndal menjëherë dhe doli nga Skoda Octavia e tij para se të shkrepte një fotografi në celulari në Carlisle.

Ai tregon se e gjitha i është dukur magjike dhe se ka ndjekur hap pas hapi krijimin e resë që ngjan aq shumë me personazhin e dashur të filmit të animuar.

Stuart ndau imazhin në mediat sociale dhe shumë ishin të shpejtë për të komentuar.

Njëri shkroi në Facebook: "Wow kjo është e mahnitshme".

Një tjetër shtoi: "Më shumë kapiten Marvel sesa Tink për mua, por shumë i lezetshëm".

    Marrë nga: thesun.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco