VIDEO/ NASA filmon vrimën e zezë tek shkatërron një yll

VIDEO/ NASA filmon vrimën e zezë tek shkatërron një yll

11:59, 27/09/2019
A+ Aa A-

Një vrimë e zezë 'shkatërruese yjesh’ është vërejtur për herë të parë nga Sateliti i NASA-s.

Të dhënat e marra na lejojnë të shohim saktësisht kur kjo ngjarje shkatërruese, e quajtur ASASSN-19bt, filloi të bëhej më e ndritshme, gjë që ne kurrë nuk kemi qenë në gjendje ta bëjmë më parë.

Vrima e zezë që gjeneroi ASASSN-19bt është në qendër të një galaktike të vendosur 375 milionë vite dritë larg. Ku një vit drite larg, që mat distancën në hapësirë, është i barabartë me 9.6 trilionë km.

Studimi është botuar në Journal Astrophysical.

Shkencëtarët kanë fituar shumë njohuri të reja për vrimat e zeza. 

Në një projekt të veçantë, astronomët kohët e fundit njoftuan se ata kanë parë vrima të zeza "dramatike" në gjashtë galaktika, të cilat mund të hedhin dritë të re mbi evolucionin galaktik.

Ekspertët gjithashtu njoftuan kohët e fundit se një vrimë e zezë që gëlltit një yll neutron ka të ngjarë të jetë zbuluar për herë të parë.

ImageMarrë nga: foxnews.com-Përgatiti: F.H, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco