VIDEO/ 'Wood Wide Web', si komunikojnë pemët midis tyre?

VIDEO/ 'Wood Wide Web', si komunikojnë pemët midis tyre?

10:25, 27/09/2019
A+ Aa A-

Pemët flasin dhe ndajnë burimet menjëherë nën këmbët tona, duke përdorur një rrjet me kërpudha me nofkën "Rrjeti i gjerë i drurit", “Wood Wide Web”. 

Disa bimë përdorin sistemin për të mbështetur pasardhësit e tyre, ndërsa të tjerët e përdorin atë për të sabotuar rivalët e tyre.

Pemët mund të duken si individë solitarë sikur nuk kanë asnjë lidhje me njëra-tjetrën por në të vërtetë nuk është aspak kështu. Por toka poshtë këmbëve tona na tregon një histori krejt ndryshe: pemët vazhdimisht komunikojnë midis tyre dhe madje edh bashkëpunojnë por jo vetëm shpesh janë edhe në luftë njëra me tjetrën.

Këtë e bëjnë duke përdorur një rrjet kërpudhash që rriten rrotull dhe në brendësi të rrënjëve të tyre. Këto kërpudha lejojnë ushqimin e pemëve por jo vetëm.

Pemët e vjetra të quajtura ndryshe edhe si pemët nëna përdorin rrjetin e baktereve edhe për të ushqyer farat e pemëve të reja me sheqer duke iu dhënë edhe më shumë mundësi për të jetuar pemët e sëmura dhe të rrezikuara. Por ka edhe të këqia sepse rrjeti i baktereve mund edhe të rrëmbejë ushqimin e nevojshëm në disa baktere duke e kaluar tek të tjerat.

Marrë nga: bbc.com-Përgatiti: F.H, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco