VIDEO/ Njihuni me sekretin e liqenit më të vjetër të Evropës

VIDEO/ Njihuni me sekretin e liqenit më të vjetër të Evropës

08:22, 27/09/2019
A+ Aa A-

Në zemër të Maqedonisë Veriore, në qytetin e vogël të Ohrit, dy familje kanë ruajtur sekretin e qytetit për breza.

Maqedonia dhe Shqipëria janë shtëpi për liqenin më të madh të Evropës dhe perlën e njohur të Ohrit të veshur nga të dy Mbretëresha Elizabeth II dhe Princesha e ndjerë Diana, tradita e bërjes së perlave të qytetit mbetet një sekret i mirënjohur dhe i mirëmbajtur, dhe të cilin ata betohen se do ta marrin në varrin e tyre.

Ohri është vatër e prodhimit të perlave dhe vetëm 2 familje realizojnë bizhuteri nga më të ndryshmet me të. Të gjitha këto perla bëhen nga guaska dhe janë plotësisht organike. Është e rëndësishme të mbrohen ato me një material të posaçëm i cili krijohet nga luspat e peshkut. Ohri është liqeni më i vjetër në Evropë.

Është vatër e 212 kafshëve endemike dhe ndër to është edhe peshku i koranit. Lënda që përgatitet për të lyer sferat bëhet nga një përzierje e shumë materieve njëherësh dhe 1 sferë lyhet 7 deri në 8 herë për t’u mbrojtur mirë.  Në 1960 perlat u bënë të njohura në mbarë botën dhe filluan të shiten dhe porositen madje edhe nga personazhe të njohur.

Janë porositur nga Mbretëresha serbe nga mbretëresha bullgare nga mbretëresha e Danimarkës etj. Historia filloi në vitin 1924 kur një emigrant nga Rusia erdhi në Ohër duke tentuar t’i shpëtojë sistemit të egër në vendin e tij dhe ishte ai që filloi prodhimin e bizhuterive me perla duke iu mësuar familjeve që merreshin me to formulën e krijimit.

Marrë nga: bbc.com-Përgatiti: F.H, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco