3,000 vjet më parë njeriu luftonte me kafshë të egra për shpellat

3,000 vjet më parë njeriu luftonte me kafshë të egra për shpellat

14:10, 26/09/2019
A+ Aa A-

Njerëzit parahistorikë u detyruan të konkurrojnë me mishngrënës të egër antikë për t'u strehuar në shpella, ka vërtetuar një studim.

Shpellat shkëmbore u panë si pasuri të paluajtshme kryesore dhe grupet nomade kërkuan strehim në to, por shpesh u detyruan të luftojnë me ujqër, hiena, arinj për të përvetësuar këto ambiente.

Studimet e shpellës së famshme Denisova në Siberi kanë zbuluar se Homo sapiens, Neanderthals dhe Denisovans një moment të historisë jetuan të gjithë në shpella. 

Sidoqoftë, studiuesit pohojnë se ka të ngjarë të ishte vetëm një periudhë jetëshkurtër, pasi grabitqarët kryesorë që sunduan botën 3,000 vjet më parë do të rikuperonin shpellën, duke detyruar njerëzit të dilnin në rrugë përsëri. 

Mbetjet fosile të kafshëve prej qymyr druri nga zjarret e lashta dhe fragmentet e eshtrave 'mbushin' tokën në këtë zonë, e cila siguroi provat e para fizike të Denisovans. 

Dëshmitë e fundit nga Siberia Jugore në Rusi tregojnë se bishat e mëdha që banonin në shpella garonin me fiset antike për hapësirën kryesore në strehëzat e shpellave.

Vërtetimi është bërë i mundur edhe falë studimit të fosileve të mbledhura të cilat tregojnë se në shpella ka pasur prani si të mbetjeve njerëzore ashtu edhe të kafshëve të egra.

Një ekip shkencëtarësh rusë dhe australianë kanë përdorur teknikat gjeo-arkeologjike të artit të shpellave për të zbuluar detaje të reja të jetës së përditshme në brendinë e shpellës Denisova.

Mishngrënës të mëdhenj dhe njerëzit e hershëm e përdorën ato për mijëra vjet.

    Marrë nga: dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco