Njeriu që krijoi racën e përzier të qenve labradoodle është penduar keq për këtë

Njeriu që krijoi racën e përzier të qenve labradoodle është penduar keq për këtë

12:09, 26/09/2019
A+ Aa A-

Njeriu që krijoi labradoodle-in e parë në botë ka folur për keqardhjen që ka ndjerë për krijimin e qenit popullor të racave të përziera, duke i përshkruar ato si "monstra të çmendura të Frankensteinit" të prirur të shkaktojë probleme në trashëgiminë e rracave të qenve.

Australiani, Wally Conron, edukoi labradoodle-in e parë, Sultan, në 1989 si një qen udhëzues  për një grua të verbër, burri i së cilës ishte alergjik ndaj qimeve të qenve.

Megjithë popullaritetin e krijesës, Conron shprehu shqetësimin se njerëzit janë duke mbingarkuar këtë lloj race duke krijuar nën-raca të reja nga përzierje të 2 racave të ndryshme njëherësh.

Ish-menaxheri i mbarështimit me Shoqatën Mbretërore të Qenve të Australisë kaloi tre vjet duke çuar pudre (nën racë e labradorëve) si qen potencial udhëzues, por zbuloi se ata nuk kishin të njëjtin temperament si Labradorët vetë.

Për të provuar dhe zgjidhur çështjen, ai përfundoi duke çiftuar dy qen për të krijuar më në fund një manar popullor.

Marrë nga: theindipendent.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco