Arkeologët zbulojnë ‘biberonat’ e antikitetit, 3000 vjet më parë

Arkeologët zbulojnë ‘biberonat’ e antikitetit, 3000 vjet më parë

10:46, 26/09/2019
A+ Aa A-

Janë identifikuar "shishet" e para për fëmijë, të cilat u përdorën për t'i ushqyer me qumësht shtazor më shumë se 3000 vjet më parë.

Ekspertët analizuan mbetjet e tre enëve prej qeramike të gjetura në varret e fëmijëve në Bavari, Gjermani, që datojnë nga 1.200 Para Krishtit deri në 450 Para Krishtit.

Ajo zbuloi se ato përdoreshin me qumësht nga bagëtitë shtëpiake, dele ose dhi.

Shishet ushqyese prej balte për herë të parë u shfaqën rreth 5.000 Para Krishtit.

Kishin mjete shumë të përshtatshme për foshnjat që të konsumonin qumështin sikur biberoni sot.

Zakonisht ato janë mjaft të vogla për tu përshtatur në duart e një fëmije dhe kanë një hundëz përmes së cilës lëngu mund të thithet.

Disa madje kanë këmbë dhe janë në formë të kafshëve imagjinare.

    Marrë nga: thesun.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco