Një vepër e rrallë arti prej 6 milionë eurosh gjendet në shtëpinë e së moshuarës

Një vepër e rrallë arti prej 6 milionë eurosh gjendet në shtëpinë e së moshuarës

11:02, 24/09/2019
A+ Aa A-

Një pikturë e gjetur e varur në shtëpinë e një gruaje të moshuar afër Parisit është një kryevepër e humbur prej kohësh nga artisti i Rilindjes Fiorentine Cimabue ose Cenni di Pepo, thonë ekspertët e artit.

"Christ Mocked", pjesë e një serie pikturash nga fundi i Shekullit XIII, u zbulua në pronën në qytetin verior francez të Compiegne.

Mendohet se mund të arrijë deri në 6 milionë € në ankand muajin tjetër.

Gruaja e kishte nënvlerësuar duke besuar se ajo ishte një ikonë e vjetër fetare. Ekspertët thanë se nuk kishte "asnjë kundërshtim" të origjinës së saj dhe ishin të sigurt se ishte vepër e artistit të madh.

"Piktura është bërë nga e njëjta dorë," tha eksperti i artit Eric Turquin, raportoi gazeta franceze Le Figaro.

Gruaja kishte varur pikturën sipër një pllake të nxehtë në kuzhinën e saj.

Dy vepra të tjera nga e njëjta seri Cimabue mund të shihen në Galerinë Kombëtare të Londrës, dhe Koleksionin Frick në New York.

Marrë nga: bbc.com-Përgatiti: F.H, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco