Ja përse macet i preferojnë kutitë

Ja përse macet i preferojnë kutitë

10:56, 23/09/2019
A+ Aa A-

Janë të shpeshta imazhet që kemi parë me mace të futura në kuti të ndryshme që qarkullojnë gjerësisht në rrjet. Por në përputhje me traditën misterioze, askush nuk e di saktësisht pse macet i duan hapësirat e mbyllura.

Një studim i fundit i botuar në Shkencën e Sjelljes të Kafshëve zbuloi se ato e kanë të nevojshme të futen në kuti në mënyrë që të mësohen me idenë e të qëndruarit mbyllur në një shtëpi në momentin kur shfaqen pronarë të rinj të tyre.

Një hipotezë tjetër pse macet futen në objekte të ndryshme është edhe për shkak të temperaturës së trupit të tyre që është shumë e ulët dhe në këtë mënyrë kanë nevojë për një ambient ku edhe të ndihen më ngrohtë.

Ato kanë një temperaturë trupi shumë më të ulët se njerëzit dhe kjo është edhe arsyeja pse shpesh i shikojmë duke ndenjur kot në diell, pranë sobave të zjarrit apo edhe fërkohen pas njerëzve ose ulen në prehrin e njeriut.

Kartoni i valëzuar posaçërisht, me tre shtresat e tij, është një izolues i shkëlqyeshëm dhe shumë i përshtatshëm për macet po nëse edhe ne e imagjinojmë një situatë të ngjashme. Nëse do të kishim një dhomë të vogël dhe të ngrohtë me siguri do të ishte dhoma jonë e preferuar.

    Marrë nga: thegurge.com-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    korcari23/09/2019 13:31

    Gazetari e ke gabim, macet e kane me te lart temp se njeriu.KERKO NE GOOGEL.

    Shto koment

    Denonco