VIDEO/ Momenti kur një qen lirohet pasi i ka mbetur koka në rrotë

VIDEO/ Momenti kur një qen lirohet pasi i ka mbetur koka në rrotë

12:52, 20/09/2019

Një qen në Kili mbeti me kokën e mbërthyer në mes të një rrote makine dhe duhej të shpëtohej nga shërbimet e urgjencës.

Qeni i bllokuar u zbulua në depon e mbeturinave La Chimba në qytetin e Antofagasta me kokën e ngulur në një rrotë të makinës të hedhur poshtë.

Pamjet në video të kafshës duke u çliruar treguan se koka e qenit endacak po manovrohej me kujdes nga rrota metalike.

Pasi u nxorën nga hapësira e ngushtë duke përdorur vazelinë, kafsha prej tetë muajsh u mor në një qendër veterinarie për t'u kontrolluar. 

Sipas njoftimeve të mediave lokale, qeni u shpëtua nga stafi i Programit të Sterilizimit të Antofagasta (PET) si dhe një ekip zjarrfikësish.

Marrë nga: dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco