FOTO/ Fortesat e Luftës së II Botërore, kthehen në hotele luksi

FOTO/ Fortesat e Luftës së II Botërore, kthehen në hotele luksi

10:16, 19/09/2019
A+ Aa A-

Tre kalatë Viktoriane të ndërtuara për të mbrojtur Britaninë nga një pushtim i mundshëm francez kanë rënë në vlerë me 3 milionë $ pasi nuk arritën të shiten.

Fortesat, në Solent off Portsmouth, përdoren tani si hotele luksoze dhe një muze.

Ato u blenë 11 vjet më parë nga biznesmeni Mike Clare, themeluesi i kompanisë së shtretërve Dreams.

Ai i vendosi në shitje për 13 milionë $ në maj të vitit 2018, por duke qenë se nuk ka pasur blerës vlera e tyre është ulur në mënyrë të dukshme.

Kalatë u ndërtuan në det në vitet 1860 dhe kanë 15 mure të gjata me granit dhe fillimisht janë përdorur si kazerma të përkohshme të ushtrisë.

Dy nga fortesat për shitje, No Man's Fort dhe Spitbank Fort, janë kthyer në 2 hotele gjigante dhe luksoze ndër vite.

E treta, Fort Horse Sand Fort, aktualisht është përdorur si një muze për të ekspozuar historinë dhe ruan 100 dhomat dhe karrocat origjinale të armëve dhe muret e veshura me materiale të blinduara.

2 të tjerat janë kthyer në hotele me 4 yje dhe me një kapacitet prej 200 personash.

    Marrë nga: dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco