Lindi sa një top tenisi ndërsa sot është një foshnje e shëndetshme

Lindi sa një top tenisi ndërsa sot është një foshnje e shëndetshme

08:43, 19/09/2019

Një foshnje e cila lindi parakohe dhe që lindi në madhësinë e një topi tenisi, më në fund është nxjerrë nga spitali pas një beteje dy-vjeçare.

Poppy McSween, tani dy vjeçe, nga Chepstow, Uellsi i Jugut, lindi në vetëm 25 javëshe dhe peshoi 340 gram të vogla dhe kjo do të thotë se ajo ishte një nga foshnjat më të vogla në Mbretërinë e Bashkuar. 

Sidoqoftë, vetëm disa javë më parë, Poppy e vogël, u largua zyrtarisht nga spitali pas dy vitesh monitorim dhe kontroll të vazhdueshëm.

Poppy tani po rritet më së miri në shtëpi pavarësisht nënës së saj, Hannah, 33 vjeç, e cila u këshillua nga mjekja të ndërpresë shtatzëninë. 

Në atë kohë mjekët i thanë asaj që vajza ndoshta do të vdiste e porsalindur ose do të vuante nga paraliza cerebrale nëse mbijetonte.  

Ajo është ende shumë e vogël dhe vesh rroba nëntë-12 muajshe, por fakti që ajo është gjallë dhe në shëndet të plotë është gjithçka që ka rëndësi.

Marrë nga: dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco