Gjendet mozaiku 1500 vjeçar që tregon për Krishtin

Gjendet mozaiku 1500 vjeçar që tregon për Krishtin

08:21, 19/09/2019

Një mozaik 1.500-vjeçar që flet për Jezusin është zbuluar gjatë një gërmimi të një qyteti antik afër Detit të Galilesë.

Zbulimi i të ashtuquajturës Kisha e Djegur në Hippos, në veri të Izraelit, ka magjepsur arkeologët që kanë kaluar verën duke e pastruar atë për prova historike. 

Një zjarr shkatërroi kishën e shekullit të pestë, 700 para Krishtit por dyshemeja e shtruar me mozaik është ruajtur në mënyrë të jashtëzakonshme përgjatë shekujve nga një shtresë hiri.

E vendosur në zemër të Tokës së Shenjtë, Hippos pranë Detit tët Galilesë, njohur edhe si Kinneret ku dikur ishte vendi i një qytetiërimi greko-romak.

Mozaiku synon të kapë njërën nga mrekullitë e përmendura në Testamentin e Ri ku Jezusi përdori vetëm pesë bukë dhe dy peshq për të ushqyer 5,000 njerëz të mbledhur në brigjet e ujit. 

Një ekip nga Universiteti i Haifa gjeti Kishën e Djegur në 2005, por filloi gërmimet vetëm këtë verë.

Marrë nga: dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco