VIDEO/ Brenda apartamentit 2.2 milionë dollarësh në Dubai

VIDEO/ Brenda apartamentit 2.2 milionë dollarësh në Dubai

11:20, 17/09/2019
A+ Aa A-

Kjo video tregon se si duket një apartament miliarderësh në Dubai. Është një apartament me 3 dhoma gjumi në një sipërfaqe totale prej 975 metrash.

Është në katin e fundit të një ndërtese dhe është një pamje për të cilën mbase ja vlen edhe të vdesësh. Dyshemeja e çdo dhome është e shkëlqyer dhe njëkohësisht dritaret janë në formën e një tavani dhe të mëdha në sipërfaqe.

Kjo do të thotë se në këtë apartament do ketë gjithmonë dritë dhe shkëlqim nga ajo natyrale e diellit. Material dominues në ambiente të ndryshme është mermeri si në dysheme ashtu edhe në tavolina etj.

Apartamenti është duplex dhe ka edhe një kat të dytë dhe po ashtu edhe ky kat ka 3 dhoma gjumi por jo vetëm ka edhe një palestër gjigante ku mund të ushtrohen më shumë se 20 persona njëherësh. Po ashtu në tarracë është një pishinë e madhe me një numër të madh shezlonash ku edhe mund të kalohen ditët e nxehta të verës.

Marrë nga: dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco