Lajmi i fundit

DETAJE – EMRAT/ Atentati më armë në Memaliaj, ja kush qëlloi ndaj avokatit

FOTO/ Noti zhveshur është tradita 50 vjeçare e këtij vendi

FOTO/ Noti zhveshur është tradita 50 vjeçare e këtij vendi

09:31, 17/09/2019
A+ Aa A-

Zhytësit e zhveshur janë duke u mbledhur në pishinat e minierave mahnitëse dhe sekrete bregdetare të Cornwall që pretendojnë se nëse notojnë të zhveshur në det kjo rrit shëndetin e tyre dhe do t'i afrojë ata më pranë natyrës.

Këto fotografi të mrekullueshme tregojnë entuziasten Laura Evans në ujin e pastër kristal në Pullandase, në veri të Land's End, e cila tha sot: 'Noti nudo është një nga ato ndjenja që nuk mund të blihen me para'. 

Ajo shtoi: 'Me pishinat që ofrojnë intimitet do të thotë që mund të zhvishesh dhe të shijosh ujin në një mënyrë vërtet të thellë. Kur është e përshtatshme është mënyra e vetme që unë zgjedh të notoj’.

Kjo traditë e notit zhveshur ka më shumë se 50 vjet në këtë zonë dhe praktikohet gjerësisht.

Këto pishina natyrale janë perfekt pasi janë shumë pranë vijës bregdetare dhe uji i tyre qarkullon vazhdimisht.

Noti i zhveshur në Britani nuk është i paligjshëm përveç nëse shkakton 'alarm ose shqetësim' ose kur njerëzit kryejnë edhe akte seksuale midis tyre në ujë.

    Marrë nga: dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco