FOTO/ Përse breshkat e detit kanë një gojë kaq të frikshme?!

FOTO/ Përse breshkat e detit kanë një gojë kaq të frikshme?!

14:42, 16/09/2019
A+ Aa A-

Pjesa e brendshme e gojës së një breshke deti ka një pamje të tmerrshme për të parë, diçka krejtësisht e papritur duke marrë parasysh natyrën madhështore, të qetë të këtyre gjigantëve të butë. 

Por gjithçka nuk është siç duket. Këto nuk janë krijesa të egra, të dizajnuara për të shqyer pre në copa, por diçka shumë më e lezetshme dhe më interesante.

Artistja dhe biologjia, Helen Kairo, e njohur gjithashtu si Anatomika Science, ka krijuar një seri ilustrimesh informuese dhe krijuese që na tregojnë pse breshkat e detit duken të frikshme kur hapin gojën.

Ajo tregon se thumbat në gojën e tyre janë krijuar vetëm për të mbrojtur organizmin e kësaj kafshe të butë dhe nuk janë aspak të rrezikshme për gjallesat e tjera apo për njerëzit. 

Po ahtu ato shërbejnë për një qëllim shumë të rëndësishëm. Breshkat e detit hanë nën ujë dhe për këtë arsye gëlltitin shumë ujë deti.

Pas disa momentesh fillojnë të vjellin ushqimin duke nxjerrë ujin e kripur të detit këto thumba filtrojnë të vjellën duke nxjerrë jashtë vetëm ujin dhe duke mos lejuar ushqimin të dalë bashkë me të.

    Marrë nga: boredpanda.com-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco