FOTO/ ‘Hëna e të korrave’, dalin pamjet e magjike të super-Hënës

FOTO/ ‘Hëna e të korrave’, dalin pamjet e magjike të super-Hënës

11:21, 16/09/2019
A+ Aa A-

Një "mikro hënë" mahnitëse u ngrit në Britani mbrëmë në një fenomen të rrallë që nuk do të ndodhë më për 30 vjet të tjerë. 

Fotografi i jetës së egër, Andreë Fusek Peter kapi Hënën që varej mbi një grumbull të shkurreve, me një burrë e grua përballë saj duke ofruar një pamje shumë romantike, në kodrën Caer Caradoc në Long Mynd, Shropshire, rreth orës 7.30 të mbrëmjes së djeshme.

Hëna e plotë e këtij muaji cilësohet si një hëna e të korrave sepse është ajo që bie më afër ekuinoksit të vjeshtës, që zhvillohet më 22 shtator në hemisferën veriore. 

Ishte gjithashtu një 'mikro hënë', duke u shfaqur 14 për qind më e vogël dhe 30 për qind më e errët se zakonisht, pasi ajo rezultoi të ishte më e largëta e mundshme në orbitën e saj të tokës - 251,655 milje larg.  

'Ekuinoksi' i vjeshtës është momenti kur dielli duket të kalojë mbi ekuatorin qiellor, për të shënuar fundin e verës.

Duke u ngritur më vonë çdo natë, drita e shtuar nga hëna e ndritshme thuhet se u ka dhënë fermerëve më shumë kohë për të korrur të korrat e tyre nga ku edhe kjo hënë ka marrë emrin.

Image

Image

Image

Image

    Marrë nga: dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco