20 vjeçarja që fiton miliona duke ‘pëshpëritur’ në Youtube

20 vjeçarja që fiton miliona duke ‘pëshpëritur’ në Youtube

10:07, 16/09/2019
A+ Aa A-

Studentja e Universitetit të Bristol, Lottie Fellows ka bërë pasuri duke thjesht pëshpëritur në kamera. Ajo fiton 56,000 $ në vit vetëm përmes kësaj gjetjeje.

Lottie Fellows është si shumica e studenteve të tjera 20-vjeçare që studion kontabilitet dhe financë në Universitetin e Banjës, por ama ka gjetur një mënyrë fantastike për të fituar miliona.

Ajo ngarkon video të vetes duke pëshpëritur në Youtube, ku disa kanë mbërritur deri në 245,000 shikime.

Kur disa njerëz dëgjojnë një zë pëshpëritës ata marrin ndjesinë e një qetësie të plotë shpirtërore ndaj edhe i ndjekin me zell publikimet e saj.

Këtë teknikë Lottie e ka mësuar nga një mësuese e fillores zëri i së cilës kur lexonte e ka mrekulluar jo pak.

Lottie bëri kanalin e saj në shtator të po këtij viti dhe prej atëherë ai ka ardhur vetëm duke u rritur.

    Marrë nga: mirror.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco