Kafshët në fotot më qesharake që kemi parë ndonjëherë

Kafshët në fotot më qesharake që kemi parë ndonjëherë

09:00, 16/09/2019
A+ Aa A-

Ka disa shaka që bëjnë për të qeshur vetëm disa persona por në këtë rast kemi të bëjmë me një gjeni të fotografisë. Pasi personi që ka shkrepur këto imazhe ka shkaktuar jo pak të qeshura yek shikuesit e tyre.

Kafshë të paraqitura në edicionin 2019 të Komedisë së Kafshëve në Fotografi janë qartë imazhe në kategorinë e gjeniut pasi janë shkrepur në momentin e saktë dhe shkaktojnë shumë humor.

"Çdo vit që bëjmë këtë konkurs, bëhet gjithnjë e më tërheqës duke parë se si njerëzit vizualizojnë anët qesharake të jetës së egër në natyrë", thotë Paul Joynson-Hicks, një fotograf britanik që bashkë-themeloi çmimet.

"Dhe çdo vit ne shohim një larmi më të gjerë të llojeve që bëjnë gjëra qesharake.”

Rezultatet e konkursit, të organizuar në partneritet me bamirësinë ndërkombëtare të kafshëve të egra, Born Free Foundation, do të shpallen në 13 nëntor, me fituesin të marrë një safari një-javor në Masai Mara të Kenias.

    Marrë nga: dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco