FOTO/ Shkon në dhomë dhe shikon vajzat të zhytura në…

FOTO/ Shkon në dhomë dhe shikon vajzat të zhytura në…

12:42, 13/09/2019
A+ Aa A-

Një foshnjë e vogël është treguar e keqe pasi shkaktoi rrëmujë duke ndotur veten dhe motrën e saj me gjalpë kikiriku duke e lënë nënën e tyre të tronditur pasi ka bërë zbulimin.  

Claudia Alonzo, 38 vjeç, nga Indio, California , hyri në dhomën e gjumit kur e gjeti vajzën e saj tre vjeçare Julie me gjalpë kikiriku hedhur anë e mbanë nëpër flokë e fytyrë.

Jo vetëm që ajo kishte mbuluar flokët e saj me gjalpë kikiriku, por motra e saj një vjeçare Dani ishte kallaisur po ashtu.

Nëna tregon se ishte në dhomë tjetër në momentin kur ndjeu aromën e fortë të gjalpit të kikirikut çfarë edhe e shtyu të hynte në dhomën e vajzave ku edhe i gjeti në një gjendje vërtet të rrëmujshme po edhe shumë qesharake.

Nëna e re tregon se i vendosi të dyja në vaskë ku edhe i lau me kujdes më pas vuri re se flokët e tyre ishin vërtet të shndritshme nga prania e gjalpit të kikirikut.

    Marrë nga: dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco