A e dini çfarë ngjyre ka Dielli në të vërtetë?

A e dini çfarë ngjyre ka Dielli në të vërtetë?

10:40, 13/09/2019
A+ Aa A-

Mendojeni pak pyetjen e mëposhtme: çfarë ngjyre është dielli? Të gjithë do të nxitonim të thonim se është vërtet e thjeshtë duke menduar se e dimë ngjyrën e tij dhe se e njohim por...nuk është.

Para se të hidhni një sy në qiell më mirë mendojeni përgjigjen. Do të ishte klasike dhe një përgjigje mjaft e njohur, Dielli është i verdhë.

Por kjo është gjithashtu një qasje e gabuar e cila do t'ju çojë në një rezultat të gabuar.

Ajo çfarë ju nuk e dalloni dhe në të vërtetë nuk e dini është se Dielli është, një kombinim i shkëlqyeshëm i çdo ngjyre në spektrin e dukshëm.

Atëherë, pse Dielli dhe perëndimi shpesh duken të verdhë, portokalli ose të kuq? Ka disa faktorë.

Sipas Stanford, kur drita nga Dielli hyn në atmosferën tonë në një kënd të pjerrët, ngjyrat me gjatësi vale më të shkurtra si blu dhe jeshile shpërndahen, ndërsa ngjyrat e ngrohta me gjatësi vale të gjatë shtyjnë, duke i lënë ato të dukshme për syrin e njeriut.

Shpërndarja e dritës me një gjatësi vale më të shkurtër, nga rruga, është gjithashtu ajo që e bën qiellin të duket blu.

Pra, si mund të nxjerrim në pah që Dielli është i bardhë nëse nuk mund të shohim drejtpërdrejt në të? Stanford rekomandon gjithashtu disa eksperimente.

Shikoni, për shembull, çfarë ngjyre janë retë kur ndriçohen drejtpërdrejt nga rrezet e diellit. Çfarë ngjyre shfaqet ai kur e shikoni përmes një aparati fotografik?

Dhe nëse kjo nuk është e mjaftueshme për ju, mjafton të lexoni studime shkencore dhe analiza që njerëz edhe më të zgjuar kanë kryer ndër vite.

Marrë nga: grunge.com-Përgatiti: F.H, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco