FOTO/ Majmuni i vogël nuk i ndahet nënës së ngordhur

FOTO/ Majmuni i vogël nuk i ndahet nënës së ngordhur

13:28, 12/09/2019
A+ Aa A-

Ky është momenti prekës, kur një majmun foshnje është filmuar teksa pushton dhe nuk e le nënën e tij e cila ka vdekur nga një shkëndijë elektrike.

Incidenti ndodhi në një zonë të tregut në Lakshmeshwara, një qytet në Karanataka në Indinë e Jugut, kur vendasit gjetën një majmun foshnje  duke përqafuar fort nënën e tij të vdekur ulur pranë një shtylle.

Nëna kishte vdekur nga shoku ndërsa përpiqej të ngjitej në një shufër elektrike, por foshnja nuk ishte e gatshme ta linte të shkonte.

Kur vendasit u përpoqën të merrnin trupin e majmunit për ritet e fundit, foshnja u fut në prehrin e nënës, duke u ngjeshur fort me trupin e saj të pajetë.

Në videon e xhiruar nga vendasit, foshnja e dëshpëruar shihet duke shtrirë krahët rreth trupit të saj duke pritur në mënyrë të çuditshme që ajo të ngrihej përsëri.

Me gjithë disa përpjekje ishte thuajse e pamundur të largohej majmuni i vogël nga nëna e ngordhur.

    Marrë nga: catersnews.com-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco