Italia: 700 euro në muaj për ata që transferohen në komunat që po shpopullohen

Italia: 700 euro në muaj për ata që transferohen në komunat që po shpopullohen

10:25, 12/09/2019
A+ Aa A-

Quhen "të ardhurat aktive të banimit" dhe nisma synon të vërë një fre në shpopullimin e komunave me më pak se dy mijë banorë, ku numri i vdekjeve është i lartë dhe njëkohësisht edhe të rinjtë zgjedhin të largohen për të mos investuar në vend. 

Kjo nismë do të bëhët publike në 16 shtator: parashikon pagesa prej 700 eurosh për ata që vendosin të jetojnë aty dhe të hapin një biznes për të paktën pesë vjet në zonat që ka të ngjarë të zbrazen. 

Kontributi maksimal është 24 mijë euro për tre vjet. 

Në përgjithësi, shuma e alokuar dhe e autorizuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik për propozimin e Këshilltarit Antonio Tedeschi, një anëtar i këshillit rajonal të qendrës së djathtë të kryesuar nga Donato Toma, është një milionë euro. 

Keni tridhjetë ditë për të paraqitur kërkesën tuaj.

"Kjo iniciativë - shkruan Tedeschi në Facebook - lindi për të ndalur fenomenin e trishtuar të shpopullimit. Për Tedeschi, të ardhurat aktive të qëndrimit nuk duhet të kuptohen si "një formë e mirëqenies, por më tepër si një përpjekje për të krijuar ekonomi në zonë dhe për të tërhequr banorë të rinj, duke stimuluar gjithashtu njerëz nga jashtë rajonit që duan të ndryshojnë stilin e jetës së tyre" dhe duke theksuar se ky është "instrumenti i parë në favor të rigjallërimit rigjenerimi ekonomik dhe urban i qyteteve të vogla.'

Marrë nga: ilfattoquotidiano.it-Përgatiti: F.H, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco