Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Skandalet dhe arti i manipulimit të publikut. Flet për Syri Tv Andi Bushati

10 vjet burg për çiftin e blogerave, lëshuan dron në Iran

10 vjet burg për çiftin e blogerave, lëshuan dron në Iran

08:12, 12/09/2019
A+ Aa A-

Identiteti i një blogereje britaniko-australiane dhe i të dashurit të saj po përballen me një dënim prej dhjetë vjet në një burg iranian për fluturimin e një droni pa leje në qiejt e vendit.

Jolie King dhe inxhinieri australian i ndërtimit Mark Firkin u arrestuan në korrik pasi u kapën duke operuar dronin pranë Teheranit pa licencë.

Dyshja, të cilët kanë 19,000 ndjekës në Instagram, më parë ishin larguar nga rutina e tyre në mënyrë që të udhëtonin botën së bashku. 

Tani familjet e çiftit thonë se e gjithë situata është një 'keqkuptim' dhe se ata nuk ishin në dijeni të ligjeve të rrepta të droneve të përdorura nga vendi.

Transmetuesi në gjuhën Persiane Manoto TV zbuloi emrat e blogereve në Twitter brenda natës, pavarësisht përpjekjeve diplomatike për t'i mbajtur ata nën anonimat. 

Në kohën e arrestimit çifti kishte udhëtuar në tokë nga njëra anë e botës në tjetrën dhe duke dokumentuar aventurën e tyre në rrjetet sociale.

Lajmet për arrestimin e tyre dolën të martën, në të njëjtën kohë kur u zbulua një tjetër grua britaniko-australiane një akademike që studionte në Kembrixh e cila gjithashtu është arrestuar për të njëjtën arsye. 

Mendohet se çifti dhe gruaja tjetër aktualisht po mbahen në burgun Evin në Teheran.

    Marrë nga: dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco