Gjendet ujë në planetin potencialisht të banueshëm

Gjendet ujë në planetin potencialisht të banueshëm

22:19, 11/09/2019
A+ Aa A-

Astronomët kanë zbuluar për herë të parë ujë, në atmosferën e një planeti që rrotullohet brenda zonës së banueshme, të një ylli të largët.

Gjetja e cila quhet K2-18b, e bën botën tonë një kandidat të besueshëm në kërkimin e jetës së huaj, raporton BBC.

Brenda 10 viteve, teleskopët e rinj hapësinorë mund të përcaktojnë nëse atmosfera e K2-18b përmban gazra që mund të prodhohen nga organizmat e gjallë.

Detajet u botuan në revistën shkencore Nature Astronomy. 

Shkencëtarja kryesore, Prof Giovanna Tinetti i University College London (UCL) e përshkroi zbulimin si "mendje që fryn".

"Kjo është hera e parë që kemi zbuluar ujë në një planet në zonën e banueshme rreth një ylli, ku temperatura është potencialisht e përputhshme me praninë e jetës", tha ajo.

Zona e banueshme është rajoni rreth një ylli ku temperaturat janë në kushte optimale, që uji të ekzistojë në formë të lëngshme në sipërfaqen e një planeti.

K2-18b është 111 vite dritë, rreth 650 milion milje nga Toka, shumë larg për të dërguar një ekspedit hetimore. Pra, e vetmja mundësi është të presim që gjenerata e ardhshme të teleskopëve hapësinorë të hidhen në treg në vitet 2020 dhe të kërkojnë gazra në atmosferën e planetit që mund të prodhohen vetëm nga organizmat e gjallë, sipas Dr Ingo Waldmann të UCL.

"Kjo është një nga pyetjet më të mëdha në shkencë dhe ne gjithmonë kemi pyetur veten nëse jemi vetëm në Univers", tha Dr Waldmann.

"Brenda 10 viteve të ardhshme, ne do të dimë nëse ka kimikate të lëshuara, për shkak të jetës në ato atmosfera."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco