Në Zvicër kthehet lumi në jeshil, për këtë arsye

Në Zvicër kthehet lumi në jeshil, për këtë arsye

13:35, 11/09/2019

Për të protestuar kundër shkatërrimit të ekosistemit global, kolektivi Extinction Rebelion Zyrih ka ngjyrosur lumin e qytetit në jeshile neoni. 

Lumi Zyrih, u shndërrua të martën në jeshile fluoreshente, një veprim spektakolar i pretenduar nga organizata Extinction Rebellion (XR), e cila dëshironte të protestonte kundër shkatërrimit të ekosistemit global. 

Siç shihet edhe në fotografitë që organizata postoi në faqen e saj të internetit, aktivistët u hodhën në këtë ujë të gjelbër intensiv, përpara se të aktronin sikur kanë vdekur.

"XR dëshiron të tërheqë vëmendjen për kolapsin e afërt të ekosistemit dhe sistemin toksik në të cilin ne gjendemi", tha organizata, duke shtuar se ngjyra e përdorur përbëhet nga uranina, një substancë "krejtësisht e padëmshme toksiciteti i të cilit është ekuivalent me kripën e gatimit".

E paralajmëruar nga thirrjet telefonike, policia e Zyrihut shkoi në vend për të përcaktuar nëse ngjyra paraqet rrezik për popullatën, tha ajo në një deklaratë. Organizata XR njoftoi veprime të të gjitha llojeve në disa qytete zvicerane, nga 9 deri në 20 shtator.

Në Zvicër, si në vendet e tjera të Evropës, marshimet klimatike janë organizuar rregullisht nga lëvizjet e qytetarëve, veçanërisht nga të rinjtë. 

Një ngjarje kombëtare është planifikuar për 28 Shtator në Bern, më pak se një muaj para zgjedhjeve parlamentare.

Marrë nga: parismatch.com-Përgatiti: F.H, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco