VIDEO/ Torta e veçantë me shampanjë, hahen edhe shishet

VIDEO/ Torta e veçantë me shampanjë, hahen edhe shishet

12:47, 11/09/2019
A+ Aa A-

Një bukëpjekës i talentuar ka krijuar një tortë me Prosecco… dhe madje edhe shishet janë të ngrënshme.

Kryevepra, e cila duhet të shihet pa të besohet, qëndron në lartësi tre metra e gjysmë dhe madje edhe shishet janë bërë nga kremrat dhe etiketat po ashtu të ngrënshme.

Në fakt, të vetmet gjëra që nuk mund të hahen janë thikat dhe pjatat. Ëmbëlsira e jashtëzakonshme është realizuar nga një person i dashuruar pas Prosecco-s me një sistem të integruar të lakut të mbyllur dhe një pompë e cila vazhdimisht filtron 2.5 litra Prosecco përmes tortës, do të thotë që flluskat nuk do të plasin kurrë.

Torta e jashtëzakonshme e vaniljes dhe çokollatës u krijua për një ditëlindjen e 60-të nga ekipi i burrit dhe gruas, Angie dhe Stuart Harris nga Angie Scott Cakes.

Stuart tha se ju deshën plot 3 ditë për të bërë një tortë të tillë.

Ai shtoi: ‘Isha mjaft nervoz duke e vendosur atë në vend. Duhej ta transportonim secilën pjesë veç e veç dhe t’i bashkonim kur arritëm atje. Në fillim njerëzit menduan se ishte një tortë e vogël me fruta në pjesën e përparme dhe menduan se kjo ishte torta e ditëlindjes, ata nuk e kuptuan të gjithë gjë duke përfshirë arkën, të gjitha ishin pjesë e saj. Ata u mahnitën’.

    Marrë nga: catersnews.com-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco