Studiuesit zbulojnë ngjalën elektrike që shkarkon deri në 860 volt

Studiuesit zbulojnë ngjalën elektrike që shkarkon deri në 860 volt

10:43, 11/09/2019
A+ Aa A-

Në Amazonë, shkencëtarët kanë zbuluar ekzistencën e një ngjale që nuk ishte regjistruar kurrë më parë. 

E quajtur "Electrophorus voltai", e vendosur në Brazil, është e aftë të prodhojë shkarkime deri në 860 volt.

Dy specie të reja ngjalash elektrike janë zbuluar në ujërat e freskëta të Amazonës, përfshirë një të aftë për të dërguar gropa shkarkime deri në 860 volt, më e fuqishmja e regjistruar ndonjëherë në botën e kafshëve, sipas një studimi të botuar të martën në revistën ‘Nature Communications’.

Të njohur prej më shumë se 250 vjet, ngjalat elektrike, janë peshq të mëdhenj deri në 2.5 metra të gjatë.

Identifikimi i dy llojeve të reja nënvizon shkallën në të cilën pasuria e biodiversitetit në Amazonë mbetet e panjohur, sipas këtij studimi të kryer në Brazil, Guiana Franceze, Guajana dhe Suriname.

"Ende të jesh në gjendje të gjesh një peshk të ri të kësaj madhësie në pyjet me shi të Amazonës, me gjithë aktivitetet njerëzore që kanë kaluar për 50 vjet, kjo tregon se ka ende shumë specie për tu zbuluar, shumë prej të cilave mund të përdoren për kërkime mjekësore, ose për të sjellë përparime teknologjike", shpjegon Carlos David de Santana nga Muzeu i Historisë Natyrore Smithsonian në Uashington, DC, i cili drejtoi studimin. 

Ky zbulim "përforcon nevojën për të ruajtur rezervën më të madhe të biodiversitetit në planet", shton studiuesi.

Marrë nga: parismatch.com-Përgatiti: F.H, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco