Nike prezanton atletet e së ardhmes, komandohen përmes aplikacioneve

Nike prezanton atletet e së ardhmes, komandohen përmes aplikacioneve

10:13, 11/09/2019
A+ Aa A-

Kur u shfaq për herë të parë në rafte në 1991, ‘Nike Huarache’ prezantoi një qasje të re radikale për të mbuluar në të këmbën. 

Kjo lloj këpuce revolucionarizoi ecjen dhe ndjesinë e komfortit në këmbë. Tani, me prezantimin e Nike Adapt Huarache, ato tipare janë shtuar nga teknologjia Nike Fit Adapt, një platformë inteligjente që azhurnon dhe evoluon së bashku me përdoruesin. 

Përsëritja më e fundit e Fit Adapt lejon një gamë më të gjerë të preferencave personale mes mjediseve dhe situatave të ndryshme një revolucion kyç duke pasur parasysh natyrën shumë qëllimesh të këpucëve të jetesës bashkëkohore.

Mbi këtë shtresë gjenden elementë të ekspozuar të sistemit të lidhjes Nike FitAdapt. Teknologjia, e cila drejtohet nga një motor i mesëm, kontrollohet nga një aplikacion shumëplanësh Nike Adapt. 

Së fundmi Nike ka sjellë në treg Adapt Huarache që janë një ridizajnim i modelit origjinal Nike Huarache, hedhur për herë të parë në treg në vitin 1991.

Risia e këtyre atleteve është se marrin komanda nëpërmjet, ‘Apple Watch’ dhe ‘Siri’, duke ju mundësuar kështu që të jeni më komod qoftë për të ecur apo qoftë për të lidhur apo hequr atletet tuaja.

Këto atlete janë revolucionare sepse përmes teknologjisë mund t’i komandoni ato dhe nëse i keni të shtrënguara vetëm përmes komandos mund t’i lironi paksa apo e në të kundërt t’i shtrëngoni nëse janë shumë të lirshme.

Nike, ka deklaruar se modeli Adapt Huarache do të dalë në treg më 13 shtator përmes aplikacionit të tij SNKRS dhe tek shitësit me pakicë.

Edhe pse ende nuk dihet çmimi zyrtar i tyre, mund të hamendësojmë, pasi kemi dijeni se atletet Adapt BB u shitën për 350 dollarë fillimisht.

    Marrë nga: newsnike.com-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco