Dragoi i Ngrirë i Erës së Veriut - një nga kafshët më të mëdha që ekzistuan

Dragoi i Ngrirë i Erës së Veriut - një nga kafshët më të mëdha që ekzistuan

08:16, 11/09/2019
A+ Aa A-

Nëse jeni fans i "Game of Thrones", emri i këtij zvarraniku fluturues gjigant i zbuluar rishtazi mund të ngjallë imazhe të njohura për ju. 

‘Cryodrakon boreas’, një lloj pterosauri i panjohur më parë, ishte një nga kafshët më të mëdha fluturuese që ka jetuar ndonjëherë. 

Emri do të thotë "dragua i ngrirë i erës së veriut" dhe ai fluturoi mbi Amerikën e Veriut 77 milionë vjet më parë.

Jo, nuk është në të vërtetë një dragua dhe nuk ka asnjë provë që të mbështesë se ai ndonjëherë nxirrte zjarr blu si Viserion në "Game of Thrones". 

Por ky zvarranik gjigant fluturues kishte një gjatësi krahësh deri në 10 metër.

Fosilet u zbuluan fillimisht 30 vjet më parë në Parkun Provincial Dinozaur, vendosur në Alberta, Kanada. Parku është një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s që përmban një pasuri të fosileve të dinozaurëve, ku janë zbuluar specie të shumta.

Por paleontologët që i gjetën menduan se i përkisnin specieve pterosaur Quetzalcoatlus, që u zbulua fillimisht në Teksas.

Hulumtimi i ri ka treguar që Cryodrakon është një specie e panjohur më parë dhe është e para në llojin e tij që gjendet në Kanada. 

Fosilet përfshijnë këmbët, qafën, një brinjë dhe një pjesë të krahëve. Cryodrakon i përkisnin familjes azhdarchids të pterosaurëve, të njohur për qafën e gjatë.

Këta pterosaurë nga periudha e Kretasit shpesh quhen gabimisht pterodaktile.

Pterosauri Quetzalcoatlus kishte një krah prej 34 metrash, për krahasim, dhe peshonte 250 kg. 

Studiuesit e krahasojnë atë me madhësinë e një aeroplani Cessna, sipas një pohimi nga Muzeu i Palaeontologjisë Royal Tyrrell në Kanada.

    Marrë nga: cnn.com-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco